Antarsohu
Paravolejeboll Uncategorized

Kombëtarja e Kosovës e meshkujve bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

  • August 2, 2026
  • 0

Në kuadër të fazës përgatitore për pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar që do të zhvillohet në Rotonda të Italisë, Kombëtarja e Kosovës e meshkujve zhvilloi homazhe në Kompleksin Memorial

Kombëtarja e Kosovës e meshkujve  bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Në kuadër të fazës përgatitore për pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar që do të zhvillohet në Rotonda të Italisë, Kombëtarja e Kosovës e meshkujve zhvilloi homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Sportistët, stafi teknik dhe përfaqësuesit e Federatës së Paravolejbollit të Kosovës nderuan me respekt dhe mirënjohje të thellë sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, të cilët me flijimin e tyre bënë të mundur lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Kjo vizitë simbolike u zhvillua para nisjes së ekipit drejt Italisë, si shprehje e respektit ndaj historisë sonë dhe si motivim për të përfaqësuar me dinjitet Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *