Antarsohu
Paravolejeboll

Kosova nënkampione e Turneut Ndërkombëtar “Nerulum Cup”, në Rotonda të Italisë!

  • January 29, 2024
  • 0

Kombëtarja e Kosovës e përfundoi turneun ndërkombëtar “Nerulum Cup”, në Rotonda të Italisë me një sukses historik, duke u renditur në vendin e dytë pas finales ndaj Italisë,

Kosova nënkampione e Turneut Ndërkombëtar “Nerulum Cup”, në Rotonda të Italisë!

Kombëtarja e Kosovës e përfundoi turneun ndërkombëtar “Nerulum Cup”, në Rotonda të Italisë me një sukses historik, duke u renditur në vendin e dytë pas finales ndaj Italisë, e cila përfundoi me rezultat 3:0.
Pavarësisht humbjes në finale, ky është një rezultat historik për paravolejbollin e Kosovës dhe një dëshmi e përparimit të vazhdueshëm të ekipit tonë në arenën ndërkombëtare.
Një arritje e veçantë erdhi edhe në nivel individual, ku Skender Krasniqi u shpall MVP i të gjithë turneut, duke kurorëzuar paraqitjet e tij të jashtëzakonshme me çmimin më të lartë individual.
Urime të gjithë sportistëve, stafit teknik dhe të gjithë atyre që kontribuuan në këtë sukses.
Krenarë me djemtë e Kosovës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *