Antarsohu
Paravolejeboll

Me ftesë të klubit të paravolejbollit “Kamenica”

  • January 29, 2024
  • 0

Me ftesë të klubit të paravolejbollit “Kamenica”, Kryetarja e Federatës së Paravolejbollit të Kosovës Znj.Drilona Islami dhe Sekretari i Përgjithshëm z.Gëzim Brahimi morën pjesë në aktivitetin e organizuar

Me ftesë të klubit të paravolejbollit “Kamenica”, Kryetarja e Federatës së Paravolejbollit të Kosovës Znj.Drilona Islami dhe Sekretari i Përgjithshëm z.Gëzim Brahimi morën pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e themelimit të Shoqatës OPFAKKOS – Dega në Kamenicë.
Aktiviteti u shoqërua me një lojë miqësore të paravolejbollit, duke dëshmuar edhe një herë se sporti është një mjet i fuqishëm për bashkim, përfshirje dhe fuqizim të personave me aftësi të kufizuara.
Pas ndeshjes, aktiviteti vazhdoi në një atmosferë të ngrohtë me piknik, duke forcuar edhe më shumë bashkëpunimin dhe miqësinë mes komunitetit.
Urime OPFAKKOS – Dega Kamenicë për themelimin dhe faleminderit Klubit të Paravolejbollit “Kamenica” për ftesën dhe mikpritjen!
Së bashku për më shumë sport, përfshirje dhe mundësi për të gjithë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *